Nga Shqipëria / E Diel 23 Dhjetor 2018, 15:03

Harrojeni Erën brune, këngëtarja ndryshon rrënjësisht pamje

Mbrëmja e djeshme ka qenë shumë e veçantë për këngëtaren e njohur Era Istrefi, e cila ka qenë në Belgjikë ku dhe ka performuar në një koncert që është organizuar nga ‘Tomorrowland’.

Ajo ka publikuar disa pamje në Instagram, mirëpo ka habitur të gjithë fansat teksa është shfaqur shumë ndryshe në pamje. Ajo ka hequr dorë nga flokët brun dhe në foto shfaqej me flokë ngjyrë gështenje dhe një kurorë me gurë në kokë.

Nuk dihet nëse është një paruke, apo Era ka vendosur të rikthehet përsëri në nuancat e ngjyrës bjonde.