Hueyda El Saied ka qenë një nga personazhet më të komentuar këtë vit në media, duke qenë se në mënyrë të papritur ajo deklaroi se do divorcohej nga bashkëshorti, me të cilin ka edhe një djalë, Gabrelin.

Siç rrëfeu e ftuar në një emision arsyeja e ndarjes ishte sepse partneri Michael Tamisies e kishte tradhëtuar.

Mirëpo, siç duket Hueyda e ka hedhur pas krahëve divorcin dhe ka nisur një histori të re dashurie. Ajo ka publikuar një foto ku shihet përkrahë partnerit të ri, të cilit ende nuk ja ka zbuluar emrin.





