Reperi Mozzik dhe Loredana disa ditë më parë u bënë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë Hana. Mirëpo, ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur çifti vendosi që të mos e fshehë fytyrën e vajzës.

Ata madje i kanë hapur asaj dhe një llogari Instagrami, i cili është ndjekur shumë nga fansat e tyre.

Pak më parë, këngëtarja ka shpërndarë një foto në Instastory ku zbulon se kujt i ngjanë vogëlushja. Loredana ka publikuar një foto ku shihet Hana, dhe pranë saj ka shkruar: “Mozziku i vogël”, duke pranuar kështu se Hana është një kopje e të atit.






