Nga Shqipëria / E Diel 23 Dhjetor 2018, 14:02

Pas sherrit te bujshëm tre vite më parë, Stine bën deklaratën befasuese për Florin

Tre vite më parë në finalen e "Kënga Magjike" bëri bujë lajmi i sherrit të Flor Mumajesit dhe Stines. Dyshja ishin zënë keq pas spektaklit dhe madje u përfol se Stine e kishte gjuajtur Florin me një gotë qelqi dhe me grusht. Flori asaj kohe publikoi dhe një foto me ballin e çarë.

Mirëpo, tre vite pas këtij sherri të bujshëm, Stine ka habitur me veprimin që ka bërë kundrejt Florit.

I ftuar së fundmi në emisionin 'Mirage', Stines i është dashur të zgjedh mes Alban Skënderaj dhe Flor Mumajesit.

Ndonëse të gjithë kanë pritur të zgjidhte Albanin, Stine ka habitur teksa ka zgjedhur Florin dhe në fund ka shkelur dhe syrin.