Nga Shqipëria / E Diel 23 Dhjetor 2018, 13:01

Mundësi e artë/ Gjermania kërkon 13 mijë persona të këtij profesioni, do i paguajë dhe shkollimin

 

Prej disa kohësh në vendin tonë shumë persona që kanë përfunduar studimet për mjekësi dhe infermieri kanë marrë vendimin që për një jetesë më të mirë të largohen nga vendi, drejt Gjermanisë.

Shumë prej tyre zgjedhin Gjermanin pasi u sigurohet një kontratë pune dhe pagesa të kënaqshme. Së fundmi, Gjermania ka vendosur që të ndërmarrë një masë tjetër që do tu jap mundësi shumë infermierëve që të punojnë atje.

Ministrit i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn ka rrëfyer se shteti gjerman synon të financojë shkollimin e tyre jashtë vendit.

Siç dihet fillimisht u tha se ky shtet do të punësonte 8 mijë infermierë, por tani është mësuar se do të punësohen rreth 13 mijë infermierë të rinj.

Pavarësisht  shifrës së madhe, mediat gjermane kanë raportuar se kjo shifër nuk do të mjaftojë, sepse gjendja është edhe më dramatike. Për shkak të mungesës së infermierëve, shumë të moshuar në qendrat e të moshuarve nuk marrin kujdesin e duhur. 36.000 vende pune në infermieri janë të pazëna, 15.000 prej tyre në qendrat e të moshuarve.

Ndërsa  kujdesi shëndetësor në shtëpi është në gjendje akoma më alarmante. Për këtë arsye Ministri Spahn ka dale me propozimin e ri, i cili parasheh qe forcat e nevojshme për kujdesin shëndetësor në Gjermani t’i trajnojë jashtë vendit. Ai sqaroi se nga komisioni parlamentar buxhetor është marrë një shumë prej 9 milionë eurosh, e me këto para mund të gjenden partnerë jashtë Gjermanisë që të shkollojnë forca punëtore për kujdesin shëndetësor.

Sipas ministrit, forcat e ardhshme punëtore do duhet të mësojnë gjermanisht që në vendin e origjinës. Si vende të mundshme për një projekt të tillë parashikohet Kosova, Maqedonia, Filipinet dhe Kuba. Por në vendet e prekura të Ballkanit, kjo iniciativë nuk pritet me entuziazëm. Autoritetet maqedonase u shprehen se projekte të tilla vetëm sa e nxisin akoma edhe me shume emigrimin e njerëzve të rinj, të shkolluar mirë.

Burimi:Syri.net.