Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Mos i fol shoferit" ka qenë i ftuar moderator i njohur shqiptar, Kelvi Kadilli i cili ka rrëfyer më shumë të pathëna për jetën e tij private për të cilën mundohet që gjithmonë të tregohet i rezervuar.

I pyetur nga moderatorja nëse është apo jo i lidhur, Kelvi ka folur për lidhjen e tij të dashurisë dhe në fund ka zbuluar se është shumë i dashuruar me vetën.

“Pas disa eksperiencave të dështuara që kam patur në lidhje, edhe nëse nuk e di shumë mirë se çfarë dua, e di mirë se çfarë nuk dua. Edhe jam duke u njohur me dikë, të të them që jam në lidhje stabël, s’ta them dot. Por kam shumë qejf dike” – u shpreh Kelvi.





