Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Loredana dhe reperi Mozzik u bënë prindër për herë të parë të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë Hana. Dyshja ka qenë shumë aktive këto ditë në rrjetet sociale dhe kanë publikuar vazhdimisht foto të vogëlushes, madje i kanë hapur dhe një adresë në Instagram.

Mirëpo, duke qenë se gjatë periudhës së shtatzënisë nuk lejohet lyerja e flokëve, këngëtarja ka vendosur që vetëm pak ditë pas ardhjes në jetë të Hanës të bëjë një ndryshim në pamjen e saj.

Ajo ka publikuar së fundmi një foto ku shihet se ka lyer flokët ngjyrë platin dhe i ka prerë ata shkurtë.
“U riktheva”, ka shkruar Loredana pranë fotos, duke treguar se tani është gati ti rikthehet skenës.





