Nga Shqipëria / E Diel 23 Dhjetor 2018, 13:01

Pas lindjes së Hanës, Loredana bën ndryshimin drastik në pamje

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Loredana dhe reperi Mozzik u bënë prindër për herë të parë të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë Hana. Dyshja ka qenë shumë aktive këto ditë në rrjetet sociale dhe kanë publikuar vazhdimisht foto të vogëlushes, madje  i kanë hapur dhe një adresë në Instagram.

Mirëpo, duke qenë se gjatë periudhës së shtatzënisë nuk lejohet lyerja e flokëve, këngëtarja ka vendosur që vetëm pak ditë pas ardhjes në jetë të Hanës të bëjë një ndryshim në pamjen e saj.

Ajo ka publikuar së fundmi një foto ku shihet se ka lyer flokët ngjyrë platin dhe i ka prerë ata shkurtë.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

I am back! Big thanks to @coiffeur.doro ❤️

A post shared by Loredana (@loredana) on

“U riktheva”, ka shkruar Loredana pranë fotos, duke treguar se tani është gati ti rikthehet skenës.