Mbrëmjen e djeshme në emisioni "Xing me Ermalin" ka qenë një puntantë shumë e veçantë pasi ishin të ftuar shumë personazhe të njohur, që me historitë e tyre kanë shkrirë së qeshuri gjithë publikun.

Këngëtari i njohur Gëzim Nika ka treguar një histori me Albërie Hadërgjonaj të cilën këngëtarja si fillim nuk ka dashur ta tregojë publikisht, por më pas i ka dhënë leje, duke i bërë shqiptarët të qeshin.

“Para dy vjetësh, një shok i vëllait martonte dikë dhe dasma do ishte në Gjakovë. Më thanë mua t’i gjeja një këngëtare të mirë se i duhej shpejt. Albërien i thashë unë. Mora në telefon Albërien i thashë në datë 3 duhet të këndosh në një dasmë. Albërie tha jo se e kam biletën në datë 17, s’mund të vij. Vetëm në rast se më presin biletë dhe më japin 5 mijë euro tha Albërie. Mora në telefon shokun e vëllait dhe i thashë Albërie kërkon këto. S’ka problem tha ai vetëm na garanto që vjen. Prapë mora Albërien në telefon i thashë ata pranuan, 5 mijë euro, biletën biznes klas, hotelin dy ditë por kanë shtuar edhe diçka. Pas dasmës ke edhe një seks falas. Albërie tha: Po ti pse s’the më përpara t’ja kishim ulur pazarin”, tregoi Gëzimi duke i bërë të gjithë të qeshin.






