Aktori shumë i dashur për publikun, Olsi Bylyku ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin e njohur "Xing me Ermalin" së bashku me shumë personazhe të tjerë, të cilët kanë rrëfyer të gjithë një ngjarje që u ka ndodhur në natën e Vitit të Ri.

Olsi ka habitur të gjithë publikun teksa ka zbuluar se para disa vitesh ai i kishte vjedhur lekë prindërve në mënyrë që të dilte me shokët natën e Vitit të Ri.

“Para se të vinte viti i ri, 1 ose 2 muaj para kishim dasmë, do shkonte mami dhe babi. Ato kohë isha zënë me mamin dhe babin. Më duheshin lekë që të dilja për vit të ri me shokët. Pashë unë që babi kishte lënë tek komodina zarfin me qokën që do bënte tek dasma. E pashë një herë dhe thashë ‘Jo se s’je ai lloj çuni ti’. Por ai zarfi sikur më thërriste. E hapa, mora lekët dhe dola me çunat. Pas disa kohësh kishim ne një rast në shtëpi dhe erdhi ky personi që mori zarfin bosh. I dha babit tim për qokë zarfin bosh. ‘Po ti je duke u tallur me mua zarfi bosh’, i tha babi im. ‘Po bosh ma dhe edhe ti’, i tha ai. ‘Olsioniiiiii’, më thirri babi, këtu s’mbaj mend më”, tregoi Olsi duke i bërë të gjithë të qeshin.








