Reperi Mozzik dhe Loredana u bënë katër ditë më parë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë Hana. Mirëpo, ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur çifti vendosi që të mos e fshehë fytyrën e vajzës.

Ata madje I kanë hapur asaj dhe një llogari Instagrami, i cili është ndjekur shumë nga fansat e tyre.

Pak më parë, këngëtarja ka shpërndarë një foto në Instastory ku zbulon për herë të parë të gjithë portretin e plotë të vajzës së porsalindur. Në foto, Hana shihet e shtrirë, ndërkohë që është duke fjetur paqësisht.




