Nga Shqipëria / E Premte 21 Dhjetor 2018, 18:06

U deh bashkë me nxënësit në ekskursion, merret vendimi për mësuesen

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Fiks Fare" të gjithë janë shokuar pas rastit të shkollës Avni Rustemi ku fëmijët e mitur ishin nisur me mësuese Albana Vathi në një ekskursion, mirëpo gjatë këtij udhëtimi kishin konsumuar sasi të madhe alkooli në sy të mësueses e madje kishin ngritur e dolli për të.

Gjatë emisionit u tha se mësuesja mori masën disiplinore vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për një kohë gjashtë mujore.

Por së fundmi Top Channel raporton se mësuesja është alrguar nga puna pas një njoftimi nga Drejtoria Arsimore Rajonale në Tiranë.