Prej disa javësh në media është komentuar gjatë për lidhjen e reperit shqiptar Fero me modelen super seksi Arbenita Ismajlaj. Lidhja e tyre u zbulua pak muaj më parë ndërkohë që ata kanë qenë shumë aktiv dhe nëpërmjet komenteve i kanë treguar dashurinë e madhe njëri-tjetrit.

Mirëpo, siç duket lidhja e tyre çdo ditë po forcohet edhe më shumë. Së fundmi Arbenita ka publikuar një foto mjaft domethënëse ku një vajzë dhe një djalë janë duke gdhendur njëri-tjetrin.

Ajo ka etiketuar Feron duke treguar kështu që edhe marrëdhënia e tyre është e tillë, ku të dy përpiqen të formojnë dhe ndërtojnë njëri-tjetrin.






