Ditën e sotme moderator shumë i njohur Labinot Gashi ka ndarë me të gjithë lajmin e ëmbël se u bë baba për herë të parë i një vajze.

Lajmin e ka dhënë vetë moderatori nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregoi se ishte mjaft i emocionuar që po mbante në krahë të bijën.

Pak më parë, Labinoti ka publikuar një foto me dorën e vogëlushes dhe ka zbuluar për të gjithë emrin special që ai dhe bashkëshortja kanë zgjedhur për të.

"Rroa Gashi", ka shkruar Labinoti krahas fotos, duke e shoqëruar me emojin e një zemre.






