Ky vit ka qenë padyshim viti i reperes së njohur Tayna e cila ka korrur një sukses të madh me këngët e saj dhe shumë shpejt u kthye në një nga personazhet më të komentuar dhe përfolur në media.

Ajo është mjaft e re në moshë, por po këngët e saj janë kthyer në super hite. Por për të gjithë ata që se dinin Tayna nuk është vetëm këngëtare shumë e mirë, pasi ajo ka një profesion tjetër.

E ftuar së fundmi në ‘Express Morning’, Tayna ka zbuluar se këtë vit po kryen studimet dhe do të diplomohet në shkenca kompjuterike.

“Jam në vitin e tretë për shkenca kompjuterike. Gjithmonë edukimin e kam pasur të rëndësishëm dhe ma merr mendja me thënë “s’kam fakultet” në ditët e sotme s’është shumë lavd. Unë jam pro edukimit dhe me pas një diplomë përveç karrierës, me pas dhe një plan B se këndimi nuk zgjat gjithë jetën”, është shprehur Tayna.





