Nga Shqipëria / E Premte 21 Dhjetor 2018, 15:03

'U plakë pa të dashur', Greta Koçi i mbyll gojën fansit me përgjigjen

Greta Koçi është një nga këngëtaret e cila prej vitesh ka sjellë një sërë hitesh për publikun shqiptar. Ajo ka dal në skenë në një moshë mjaft të vogël dhe ka arritur të rrëmbejë zemrat e publiku me zërin e saj.

Mjaft e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale, Greta shpesh herë publikon foto dhe video nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, një fans i ka vënë re këngëtares se ajo po plaket pa të dashur, por përgjigja që Greta i ka kthyer atij është duartrokitur nga të gjithë.

“Së pari, qëllimi i jetës nuk është vetëm për të dashur, por të kesh dashuri me të gjithë njerëzit e zemrës, të kesh sukses dhe të jesh i zoti ti bësh ballë jetës me dinjitet, në mënyrë që ai “Dashuria” kur të vijë tek ty, të të dojë e respektojë me tërë zemrën dhe të jetë i gatshëm që bashkë me ty të ndërtojë një jetë të bukur dhe të shëndetshme. Të garantoj që ai që do vijë drejt meje nuk do jetë i dashur por do jetë burrë me plot kuptimin e fjalës dhe do jetë njeri me vlera dhe integritet”, ka shkruar këngëtarja.