Nga Shqipëria / E Premte 21 Dhjetor 2018, 15:03

Pasi Fatma i prezantoi Alfion, pyetja që nëna i bëri moderatores do t’ju shkrijë së qeshuri

Çifti shumë i dashur i showbizit, Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani janë padyshim një nga dyshet më te komentuara të muajve të fundit. Ata para disa kohësh bën publike lidhjen e tyre dhe së fundmi në një intervistë për ‘Revistën Class’ kanë rrëfyer gjithë historinë e tyre të dashurisë.

Gjatë kësaj interviste, Alfio ka treguar edhe momentin kur ata janë prezantuar me prindërit e njëri-tjetrit. Në këtë takim, Alfio ka treguar se mamaja e Fatmës ka pasur një merak të madh për dhëndrin, që lidhet pikërisht me tatuazhet e tij.

“E ka pyetur një herë Fatmën… A hiqen ato tatuazhet?”, ka treguar Alfio për mamanë e partneres gjatë intervistës.