Nga Shqipëria / E Premte 21 Dhjetor 2018, 14:02

'Do të jetë performanca ime e fundit', Alban Skënderaj shokon fansat me këtë deklaratë

Alban Skënderaj prej vitesh ka sjellë një sërë hitesh që janë pëlqyer dhe dëgjuar pafund nga publiku. Ai është kthyer në një ndër këngëtarët më të dashur, i cili i mbush sallat në çdo vend ku shkon.

Mirëpo, së fundmi nëpërmjet një postimi në Instagram, Albani i ka shokuar të gjithë fansat teksa ka treguar se do të jap koncertin e tij të fundit në Tiranë.

"Kjo do jete performanca ime e fundit ne Tirane per nje kohe te gjate", shkruan Albani.

Shumë nga fansat e tij e kanë pyetur të mërzitur se përse këngëtari ka ndërmarr një vendim të tillë. Mirëpo, ai nuk është përgjigjur, duke i lënë të gjithë të bëhen kuriozë.