Alban Skënderaj prej vitesh ka sjellë një sërë hitesh që janë pëlqyer dhe dëgjuar pafund nga publiku. Ai është kthyer në një ndër këngëtarët më të dashur, i cili i mbush sallat në çdo vend ku shkon.

Mirëpo, së fundmi nëpërmjet një postimi në Instagram, Albani i ka shokuar të gjithë fansat teksa ka treguar se do të jap koncertin e tij të fundit në Tiranë.

"Kjo do jete performanca ime e fundit ne Tirane per nje kohe te gjate", shkruan Albani.
Shumë nga fansat e tij e kanë pyetur të mërzitur se përse këngëtari ka ndërmarr një vendim të tillë. Mirëpo, ai nuk është përgjigjur, duke i lënë të gjithë të bëhen kuriozë.




