Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Fiks Fare" është paraqitur një rast që ka shokuar të gjithë teleshikuesit. Disa nxënës të klasës së 8 të shkollës Avni Rustemi kanë filmuar veten teksa gjatë një ekskursioni kanë qenë duke konsumuar alkool në prani të mësueses kujdestare. Ata kanë konsumuar sasi të madhe alkooli dhe madje kanë ngritur dhe dolli për mësuesen e tyre.

Ndërsa kur janë kthyer, mësuesja kujdestare i ka zbritur nxënësit në një park në Durrës në mënyrë që t’u dilte pija. Pas disa orësh mësuesja Albana Vathi I ka lënë fëmijët afër shkollës dhe më pas u largua.

Adoleshentët janë kthyer në shtëpi dhe prindërit e tyre kanë ngelur të shokuar nga gjendja e tyre dhe kanë telefonuar në shkollë tek drejtoresha për të denoncuar rastin.
Për shkak se drejtoria nuk mori asnjë masë ndaj mësueses, prindërit I janë drejtuar Fiks Fare. Më vonë prindërit dhe fëmijët bënë një takim me drejtoreshën e cila u ka sqaruar se ajo nuk ka qenë në dijeni të këtij ekskursioni pasi nuk ka pasur leje për një të tillë. Ajo madje ka parë edhe videot dhe e ka quajtur ngjarjen të rëndë.

Mësuesja Albana Vathi pasi mori vesh për denoncimin është konfortuar me nxënësit që e kanë kallëzuar dhe shumë prej prindërve janë ankuar se fëmijët e tyre po ndëshkoheshin pasi nxorën rastin në pah.
Më pas Albana Vathi ka pranuar gjithë fajin dhe u ka kërkuar falje fëmijëve dhe prindërve se ky rastë nuk do përsëritet.

Sërish, prindërit kërkuan zbatimin e ligjit. Drejtoria Arsimore në Tiranë është njoftuar mbi skandalin dhe ka dërguar një inspektore për të ndjekur situatën. Inspektorja premtoi ndërmarrjen e masave ligjore, por edhe kërkoi mos bërjen mediatike të rastit, pasi lëndon fëmijët. Prindërit e konsideruan kërcënim këtë kërkesë.

Albana Vathi ka marrë masën disiplinore “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për një kohë gjashtë mujore




