Nga Shqipëria / E Premte 21 Dhjetor 2018, 12:12

Propozimi i ëndrrave/ Vëllai i Gjikos i bën partneres super surprizën në Paris

Elita Rudi dhe reperi Gjiko kanë qenë një nga çiftet më të komentuar këtë vit. Ata i dhanë fund beqarisë disa muaj më parë dhe tashmë janë në pritje të fëmijës së parë. Mirëpo, në familjen e reperit siç duket nuk kanë fund gëzimet, pasi edhe vëllai i Gjikos shumë shpejt do ti jap fund beqarisë.

Arbër Gjikoli nëpërmjet disa postimeve në Instagram ka treguar se i ka propozuar partneres për martesë me një unazë diamanti në mes të Parisit.

"Ajo tha Po", shkruan vëllai i reperit në foton me partneren, teksa puthen poshtë kullës "Eiffel".