Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Kida, është padyshim një ndër personazhet më të njohur në vendin tonë, këngët e së cilës kthehen menjëherë në hite dhe dëgjohen nga të gjithë.

Ditën e sotme Kida feston ditëlindjen e saj dhe nëpërmjet disa fotove ka zbuluar super festën e 21 vjetorit. Në fotot e publikuara prej saj shihet se Kida ka zgjedhur të vishet me një fustan gri i cili është komplet i hapur në pjesën e shpinës.

Ndërkohë, që ambient përreth saj është i mbushur plot me tullumbace ngjyrë rozë dhe fjongo të shumta dhe një tortë rozë e mbushur me lule.

Po ashtu dhe prindërit e kanë surprizuar këngëtaren, duke i sjellë një tortë tjetër në të cilën shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen zemra jonë”.






