Puna e ëndrrave/ Ja si të udhëtoni botën pa prishur asnjë qindarkë
Të shumtë janë ata persona që kanë pasion që të udhëtojnë në të gjithë botën dhe të eksplorojnë sa më shumë vende. Mirëpo nga pamundësia financiare shumë pak veta arrin që ta realizojnë këtë dëshirë.
Mirëpo, së fundmi kompania e njohur Noken po kërkon një CEO ‘Cultural Exploration Office’, i cili do të udhëtojë në vende të ndryshme si Japonia, Islanda, Portugalia etj dhe do bëjë video dhe foto të këtyre vendeve dhe do tregojnë në blogun e Noken se çfarë përjetuan nga ky udhëtim.
Ky person do të marrë një shumë prej 100 dollarësh ku do të paguajë ushqimet dhe pijet, ndërsa shpenzimi akomodimi dhe gjithçka tjetër do të mbulohet nga Noken.
Së fundmi kjo kompani ka hapur edhe një konkurs në Instagram, ku të gjithë të interesuarit duhet thjesht të bëjnë foto të vendit ku jetojnë dhe të shkruajnë një artikull për të. Më pas duhet ta postojnë në Instagramin e tyre publik dhe ti bëjnë tag Noken. Aplikimi zgjatë deri në 5 shkurt 2019.