Teksa ishte e ftuar në emisionin “NIN” në shkurt të 2018, moderatorja kosovare Liberta Spahiu u shpreh se reperi MC Kresha nuk kishte pranuar që të shkonte si i ftuar në emisionin “Prive”.

“Mc Kresha vetëm për një detaj të vogël, nuk vjen i ftuar më tek ne. Nuk e di përse, ama nuk vjen më në Prive’”, u shpreh Liberta atëherë.

Së fundmi, MC Kresha ka qenë i ftuar në emisionin “NIN” prej nga ku është pyetur nga moderatori se cila ka qenë arsyeja përse ata janë zënë.

Ndonëse reperi nuk e ka zbuluar, ai ka treguar se ujërat mes tij dhe moderatores mund të qetësohen vetëm me një telefonatë, ku Liberta t’i kërkojë falje.

“Ka kohë që s’të kemi parë në një intervistë në ‘Prive’, përse?, e pyet moderatori Alaudin Hamiti. “Meqënëse tek ti ka folur Liberta, për këtë punë apo jo?”, ia preu shkurt reperi i hitit “Psikopatja Jote”. “Ndoshta se ka kaluar shumë kohë…” , vijoi moderatori i “NIN”. “Unë në ‘Prive’ mund të shkoj shumë lehtë. Duhet vetëm një telefonatë e Libertës: “Kresh, çka ka ndodhur, më fal, jemi shokë. Faljen e ke, gjithçka është ok, ka vetëm dashuri mes nesh. Kaq”, u përgjigj MC Kresha.




