Nga Shqipëria / E Enjte 20 Dhjetor 2018, 17:05

'I duam tarifat sa Erion Braçe', studentet se lënë rehat, deputeti u jep përgjigjen që nuk pritej

Prej disa javësh në vendin tonë studentët po mbajnë përditë protesta për plotësimin e 8 kërkesa nga ana e qeverisë. Të shumta kanë qenë parullat dhe posterat që ata kanë mbajtur, mirëpo një prej tyre ka marrë vëmendje e të gjithëve.

Shumë student kishin shkruar në pankarta "I duam tarifat sa Erion Braçe", një thënie që u përdor shumë nga studentët gjatë protestë. Ditën e sotme ata kanë qenë të pranishëm para Kuvendit ku dhe në momentin që Erion Braçe ka dal, nuk e kanë lënë të qetë dhe duke bërë vazhdimisht thirrje i duam tarifat sa Erion Braçe.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak deputet i cili u është kthyer duke e quajtur sjelljen e tyre aspak etike.