Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka qenë prej kohësh në vëmendje të mediave pasi është përfolur se ajo dhe partneri i saj Jose, me të cilin Dafina ka bashkëjetuar në Amerikë I kishin dhënë fund lidhjes.

Por prej disa kohësh, në postimet e Dafinës nuk është parë gjëkundi i dashuri i saj dhe të shumtë kanë qenë fansat e këngëtares që kanë menduar se ajo ishte ndarë. Vetëm pak më parë, Dafina ka konfirmuar të gjithë këto zëra me një postim në Instastory.

“Statusi im aktual i lidhjes”, ka treguar Dafina mbi një foto ku shihet dora e një njeriu që është e kapur me një dorezë plastike të mbushur me ujë, duke nënkuptuar se ajo është beqare.





