Xhensila Pere është një nga ish-banoret më të pëlqyera të “Big Brother”, e cila ndonëse ka kaluar shumë kohë që pas pjesëmarrjes së saj në realit shoë n e njohur është kthyer në një personazh shumë të komentuar të showbiz-it shqiptar.

Së fundmi, Xhensila ka qenë e ftuar në emisionin “Adrenalinë”, prej nga ku ka komentuar faktin që një mashkull i ka ofruar 250 mijë euro për një natë.

“Kaq shumë lek ke ti moj vajzë që nuk i pranon ato 250 mijë euro?”, e ka pyetur me shaka moderatorja. “Nuk është çështje leku, është çështje dinjiteti dhe vërtet ai nuk ka dit me ma lyp. Kjo vlen për të gjithë meshkujt, nuk vlejnë lekët. Mjafton të dish t’ja kërkosh dhe ta siguroj që mund të ta japi”, u shpreh Xhensila duke qeshur.




