Prej disa kohësh, çifti i njohur i showbizit Gjiko dhe Elita Rudi kanë treguar se shumë shpejt do të bëhen prindër. Elita ka qenë shumë aktive këto kohë në rrjetet sociale dhe ka publikuar shumë foto me barkun e rrumbullakosur.

Pak më parë, Gjiko ka pozuar para aparatit dhe ka hedhur një foto të tijën, që e ka shoqëruar me diçiturën: “Zemra e gjen rrugët e vet”.

Në mes të shumë komenteve ka spikatur ai i gruas së tij, Elita Rudit, e cila i ka thënë reperit që t’i lëjë fotot dhe të marri bukë për shtëpi. “Mos merr poza fort por shko më ble bukëëën! Edhe limona, se i kam ngrënë të gjitha dhe gjej një makinë që bën akull rrugës. Të dua bebe” , i ka shkruar Elita reperit duke zbuluar kështu edhe nepsin e saj të çuditshëm për limona gjatë shtatzënisë.





