Nga Shqipëria / E Enjte 20 Dhjetor 2018, 15:03

Shkoi të hante midhje me miqtë, e pabesueshme ajo që i ndodh 66-vjeçarit

Një 66-vjeçari, Rick Antosh i ka ndodhur së fundmi mrekullia në një restorant ku ai po darkonte. Ai ka qenë duke darkuar me një nga miqtë e tij në një restorant në New York dhe teksa po hante një pjatë me midhje, një gjë e pabesueshme i ndodhi.

Teksa ishte duke ngrënë ai ndjeu diçka të fortë tek dhëmbët.

“Ndjeva një gjë të çuditshme. Fillimisht mendova mos ishte ndonjë dhëmb.” u shpreh 66- vjeçari.

Ndërkohë që më vonë ai kuptoi se në pjatën e tij kishte një perlë, e cila ka një vlerë që shkon nga dy deri në 4 mijë euro.

“Shefi i restorantit më tha se punon aty prej 28 vitesh dhe kjo është hera e dytë që ndodh.” rrëfeu pronari i perlës.