Çifti i njohur i showbizit Mozzik dhe Loredana dy ditë më parë u bënë prindër të një vajze që e quajtën Hana.

Ndonëse që prej lindjes së vajzës ata kanë publikuar shumë foto të vogëlushes, çifti e mbajtën shumë të fshehtë shtatzëninë e reperes dhe kujdeseshin që Loredana mos të kapej në foto.

I madh ka qenë kurioziteti i fansave për ta parë Loredanën shtatzënë dhe këtë gjë e ka shuar Mozzik vetëm pak minuta më parë.

Reperi ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij ku mund të dallohet qartë barku i rrumbullakosur i Loredanës. Ata kanë veshur bluza identike dhe buzëqeshin para aparatit, ndërsa Loredana mban duart në bark.

“Mama e lumtur, baba i lumtur. Ne ia dolëm”, ka shkruar Mozzik përbri kësaj fotoje.




