Nga Shqipëria / E Enjte 20 Dhjetor 2018, 13:01

Nuk votoi asnjë nga kolegët në Kënga Magjike, Mc Kresha zbulon arsyen e veçantë

Një nga këngët më të pëlqyera në këtë edicion të "Kënga Magjike" ka qenë padyshim dueti i Fifit dhe Mc Kreshës “Psikopatja jote” që ndonëse zuri vendin e 3 u kthye në një superhit që dëgjohet nga të gjithë.

Mirëpo, siç tregoi dhe Fifi gjatë votimit ajo ka votuar e vetme për artistët e tjerë, pasi Mc Kresha nuk kishte dashur të jepte asnjë pikë.

I ftuar së fundmi në emisionin 'NIN', reperi ka zbuluar arsyen se përse mori këtë vendim.

“Nuk kam dashur të ndikojë në raportet artistike që artistët kanë mes tyre dhe që mos më dalë pastaj dikush të më thotë: “më dhe kaq pikë.” Personalisht, s’kam dashur të japë pikë. Kënga ka qenë e Fifit dhe nuk e kam parë të rrugës të votoj unë. Falenderoj Fifin që ka pranuar t’i japë votat vetë.”- vazhdoi reperi.