Reperi i njohur në Greqi që njifet me emrin “Tus” i ka habitur të gjithë kur ka publikuar këngën e tij më të re, e cila është një dedikim për shqiptarin e famshëm në vendin helen, Alket Rizain.

Rizai është arratisur plot dy herë nga burgjet greke dhe kënga e reperit grek mban pikërisht emrin e tij. Sipas “Express”, grekët janë tërbuar nga kjo këngë e Tus dhe e kanë quajtur tradhëtar reperin që i ka dedikuar këtë këngë reperit.

Në videoklipin e këngës shfaqet një djalë i veshur me bluzën e kuqe me shqiponjë të zezë mbi gjoks dhe që ka të shkruar fjalën “Albania” në pjesën e pasme. Djali mban kapuç në kokë dhe armë në dorë gjatë gjithë videoklipit.






