Në natën finale të "Dance with me" ka qenë e ftuar moderatorja e njohur italiane Paola Perego, e cila ka dhënë një intervistë ndryshe për moderatoren Alketa Vejsiu. Ajo madje gjatë nisjes së spektaklit ka folur dhe disa fjalë shqip për të gjithë fansat shqiptar. Gjatë intervistës, Alketa e ka pyetur Paolan dhe për disa nga koleget e saj në Itali, ku Paola ka dhënë një mendim për secilën prej tyre.

Mirëpo, komenti që Perego ka bërë për Barbara D’Urso nuk është pritur aspak mirë nga ana e mediave italiane të cilat i kanë kushtuar një vëmendjen të madhe kësaj interviste.

“Perego u pyet edhe për gjykimin e saj për disa nga kolegët, duke nisur nga Raffaella Carra. ‘Na shohin në Itali? Atëherë ikonë’. Maria De Filippi? ‘Vijojnë të na shohin në Itali eh! E zonja, shumë e zonja’. Simona Ventura? ‘Fantastike. Por po të na shohin të gjithë në Itali do të them se janë shumë të talentuar’. D’Urso? ‘Duhet të ta them nga zemra? Shumë profesioniste, por nuk më pëlqen programi me të cilin merret tani, por është shumë profesioniste.’ Michelle Hunziker? ‘ Është e ftohtë si një akullore’, tha në veshin e Alketës, por kjo e fundit e zbuloi edhe për audiencën. ‘Por mos e thuaj me zë të lartë, pastaj më përzejnë nga Italia.” – shkruan media italiane “Dagospia” , duke pasqyruar intervistën.

Duke pasur parasysh rivalitetin e madh mes dy moderatoreve, mediat italiane kanë shkruar se mesazhi i Peregos për D’Urson ishte shumë thumbues.

Paola kishte mësuar edhe fjalën zemër, por refuzoi ta thoshte në ekran kur këtë e vuri në dukje moderatorja Alketa Vejsiu. ‘Ah, na shohin në Itali? Sepse është një kolege tjetër e imja që e bën këtë punën e zemrës atje, ndërsa unë kam diçka tjetër. Në Itali, nga zemra, zemra .. e thotë vetëm një person’. Sigurisht që e qartë sikur dielli, kjo deklaratë ishte për Barbara d’Urso-n” – vijon shkrimi.

Pas këtyre shkrimeve ka reaguar edhe vetë moderatorja nëpërmjet një postimi.
“Ishte një intervistë e bukur në ‘Dance with Me Albania’, ku zhvilluam edhe një lojë në lidhje me prezantuesit italiane që kanë argëtuar edhe publikun shqiptar, që u përkthye gjatë transmetimit LIVE. Duke parë polemikat e panevojshme, më duket se disa gazetarëve italianë, i mungon një përkthyes i zoti” – shkruan në një postim në “Insta Story” prezantuesja italiane Paola Perego.





