Nga Shqipëria / E Enjte 20 Dhjetor 2018, 12:12

Ndodh e papritura në Parlament, deputeti i PD-së gjuan me vezë Ramën

Në seancën plenare në ditës së sotme, deputeti i PD, Endri Hasa, ka qëlluar me vezë kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se e kishte nga studentët.

Pas këtij veprimi, Hasa është përjashtuar nga seanca plenare me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka reaguar nëpërmjet një statusi në Twitter mbi këtë incident, duke u shprehur se ata të opozitës kanë vrarë kokën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë.

“Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve, opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore, po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve”, shkruan Rama në mediat sociale.