Gazetari i njohur Sokol Balla është treguar gjithmonë i rezervuar për jetën e tij private. Siç dihet ai është baba i dy fëmijëve Belen dhe Kolin, me të cilët gazetari rrallëherë publikon foto. Mirëpo, ditën e sotme ai ka bërë një përjashtim pasi vajza e tij feston ditëlindjen.

Balla ka publikuar disa foto në “Instagram”, ku vajza e tij shfaqet në periudha të ndryshme të jetës dhe pranë saj ka shkruar një dedikim special për të.

“Ti je rrezja e diellit, e vetmja rreze dielli për mua. Më bën të lumtur, më bën të qesh, më bën krenar, më bën të qaj. Jam babai yt dhe të dua deri në pafundësi, një million herë. Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime Belen”, shkruan Sokoli për ditëlindjen e të bijës.




