Ditën e sotme, këngëtarja e njohur Rovena Dilo ka qenë e ftuar në emisionin "Rudina" ku ndër të tjera ka sqaruar për herë të parë dhe debatin që pati në "Kënga Magjike" me Ronela Hajatin.

Gjithçka nisi kur Ronela doli kundër këngës së Robert Aliaj "Ah ku na hodhi zoti", pasi sipas saj ajo këngë duhet të recitohej diku tjetër dhe jo në "Kënga Magjike". Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Rovenës dhe Aurelës të cilat u kundërpërgjigjur duke thënë se ajo këngë përcillte një mesazh shumë të fortë.

Ditën e sotme, Rovela ka sqaruar se mes ajo nuk e kishte personalisht me Ronelën, por ishte thjesht një debat i momentit.

“Roberti interpretoi vargje, bejte apo le t’i marrim si të duam. Ai doli në skenën e festivalit dhe solli zhanrin e tij, por ky lloj zhanri, protesta apo revolta është një zhanër shumë i përhapur nëpër botë.
Të gjithë i drejtohen problemeve sociale, politike apo problemeve shoqërore nëpërmjet këngëve. Dhe Roberti solli këtë lloj kënge dhe u duartrokit jashtëzakonisht shumë sepse ishte momenti i kësaj kënge, ishte ide e bukur e përshtatur me protestën e studentëve. Roberti nuk doli natën e fundit dhe ajo që ndodhi ishte që Ronela tha le të shkojë në Kongres Roberti.

Unë dhe Aurela që ishim afër nuk e mirëpritëm këtë sepse një artist nuk del në skenë vetëm për të kënduar. Ronela e kishte për tematikën. Ngrihet Aurela e para dhe po e kundërshtonte për këtë etiketim që po i bënte këngës dhe unë u ngrita dhe i thashë ajo këngë është si gjithë të tjerat. Dhe ajo më tha nuk është këngë, është recitim. Unë ia ktheva duke i thënë që ti po hedh poshtë repin. Unë nuk u zura me Ronelën, ai ishte një debat. Unë mbrojta Robertin sepse ajo në mënyrë të padrejtë tha se kënga e tij nuk duhet të ishte pjesë e festivalit. Unë nuk e kam me Ronelën këtë debat, e kam me të gjithë ata që mendojnë si Ronela”, tha Rovena.





