Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Dhjetor 2018, 21:09

Ka vetëm 1 ditë që ka lindur, por Hana e Mozzik dhe Loredanës çmendi Instagramin

Ditën e djeshme reperi i njohur Mozzik lajmëroi të gjithë ndjekësit e tij se ishte bërë baba për herë të parë, i një vajze me emrin Hana.

Si Mozzik dhe Loredana treguan emocionet e tyre e t’u bërit prindër nëpërmjet një postimi që bënë dedikuar vajzës së tyre të sapolindur.

Mirëpo nuk ka kaluar asnjë ditë dhe Hana e vogël është bërë e famshme në internet. Loredana dhe Mozzik kanë bërë të ditur se kanë vendosur që t’i hapin vogëlushes një llogari të sajën Instagrami.

Ata e kanë shpërndarë profilin e Hanës duke i ftuar ndjekësit që t’i bëjnë follow dhe deri më tani ajo ka arritur në 37 mijë ndjekës, një numër që po vazhdon të rritet.