Capital T është një ndër reperët e njohur shqiptar i cili shpesh herë bëhet pjesë e bamirësive dhe ndihmon të gjithë njerëzit në nevojë. Pak kohë më parë, ai bëri 5 familje në nevojë me shtëpi të re dhe ditën e sotme i ka rikthyer buzëqeshjen shumë fëmijëve në një shkollë të Kosovës.

Ai është kthyer në Babagjyshin e Vitit të ri dhe me bagazhin e mbushur plotë e për plotë me dhurata ka shkuar dhe ka surprizuar fëmijët e shkollës, duke e bërë këtë ditë të paharrueshme për ta.

"Jemi në prag të festave të fundvitit dhe kemi edhe një aksion tjetër për të ndërmarrë, me disa dhurata për fëmijë", shprehet reperi.







