Ditën e sotme studentët janë futur në ditën e 15 të protestës, mirëpo gjatë një takimi që kanë pasur në Fakultetin e Shkencave kanë vendosur që protestat ti vazhdojnë deri të premten.

Ata kanë rënë dakord që pas pushimeve të fundvitit të rikthehen me protesta më të fuqishme, duke qenë se dhe janari është muaji ku u duhet të paguajnë një tarifë.

Ndërsa për ditën e djeshme, kanë lajmëruar se do të jenë përballë Kuvendit ku dhe pritet të ketë një numër të madh pjesëmarrësish.




