Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Dhjetor 2018, 13:01

E ftuara më speciale, Ermal Mamaqi zgjedh personazhin më të veçantë për finalen e Xingut

Me afrimin e festave të fundvitit, moderatori Ermal Mamaqi ka lajmëruar se me rastin e Krishtlindjeve në emisionin e tij "Xing me Ermalin" do të jenë të ftuar shumë personazhe të njohur.

Në një foto të publikuar prej tij në rrjetet sociale, shihet se këtë të shtunë do jenë të ftuar: Gëzim Nikën, Fatmira Breçanin, Remzie dhe Nexhat Osmanin, Albërije Hadërgjonajn, Bojken Lakon, Ervin Gonxhin, Arta Elezajn dhe Olsi Bylykun.  

Mirëpo surpriza më e madhe është rezervuar për natën finale të emisionit. Ermali ka lajmëruar se në natën mbyllëse të këtij viti e ftuar do të jetë bashkëshortja e tij Amarda Toska.

“Këtë vit e mbyll Xingun me të ftuarën më speciale që kemi pasur ndonjëherë. Bëj një pyetje për shpirtin tim @AmardaToska dhe pyetja do të lexohet bashkë me emrin tënd.” – shkruan Ermali.