Pak muaj më parë bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dha lajmin e ëmbël se ajo dhe bashkëshorti i saj Tolgahan janë në pritje të fëmijës së parë. Ata madje nëpërmjet disa videove, lajmëruan se do të bëhen me një djalë.

Almeda nuk ka qenë shumë aktive këto kohë në rrjetet sociale dhe kjo pasi ka marrë shumë kile nga shtatzënia. Për këtë arsye, ajo nuk ka publikuar prej kohësh ndonjë foto të saj.

Mirëpo, së fundmi mediat turke kanë bërë të mundur që të marrin një deklaratë nga ish missi shqiptarë dhe madje kanë siguruar dhe një foto ku Almeda shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

E ulur pranë bashkëshortit, Almeda shihet teksa mbanë dorën mbi bark dhe e përkëdhel atë.





