Ditën e sotme kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentët në Univeritetin e Vlorës, ku fokus kryesor kanë kërkesat e tyre.

Mirëpo, që prej fillimit të takimit, një numër studentësh kanë nisur të largohen nga salla, duke bërtitur me të madhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, një thirrje që Rama i është përgjigjur me “Vetëm Europë nuk është kjo”.

Një studente ka marrë fjalën në këtë takim, duke u shprehur se Rama e ka keqkuptuar protestën, si edhe politika.

"Ne si studentë nuk kemi protestuar kot, nuk jemi budallenj, as me parti politike, ne që kemi ndenjura në shi e në të ftohtë, ne zotëri, jemi një pjesë e atyre që ju shikojmë juve si te vetmin njeri, për momentin që mund të bëni diçka,. Ju e keni keqkuptuar këtë protestë, nuk kemi kërkuar që të rrezojmë qeverinë apo të sjellim njeri tjetër në krye të vendit, por për kërkesa bazike. Sot jemi në një sallë kaq të ngrohtë, sikur t’i bënim mësimin në salla kaq të mira?! Duhet të kupton ju zotëri, se që të gjitha pikat janë të qarta, të shkruara e zeza në të bardhë. Komunikim ka nevojë për mesazhin, kanalin dhe marrësin… Mesazhi ato 8 pika, kanali mënyra si kemi zgjedhur ta japim këtë mesazh, marrësi jeni ju…”, u shpreh ajo.




