Sipas një studimi të kryer së fundmi nga ana e INSTAT dhe Ministrisë së Shtetit, numri i shqiptarëve që jetojnë në diasporë është më i madhi o parë ndonjëherë. Ky studim është titulluar 'Diaspora e Shqipërisë në shifra' dhe tregon se rreth 1.6 milionë, e thënë ndryshe 36% e shtetasve shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë.

Ky publikim kryhet në kuadër të Strategjisë Kombëtarë për Diasporën. Qëllimi i tij është vlerësimi i numrit të Diasporës shqiptare dhe profilin e saj mbi karakteristikat bazë demografike dhe sociale.

Duke u nisur kështu nga shpërndarja demografike, pjesa më e madhe e shqiptarëve, mbi 700 mijë, jetojnë dhe punojnë në Greqi, 450 mijë në Itali dhe të tjerët në Gjermani, Britani e Madhe, SHBA apo Australi e vende të tjera.
Burimi:Shqiparja.com.




