Dita e djeshme ka qenë dita më e lumtur për çiftin e njohur të showbizit, Mozzik dhe Loredana, pasi ka ardhur në jetë vajza e tyre e parë. Lajmin e dha vetë reperi nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregoi se vogëlushes i kishin vendosur ermin e veçantë Hana.

Ata u shprehën mjaft të emocionuar për ardhjen në jetë të foshnjës dhe kanë qenë shumë aktiv duke publikuar vazhdimisht foto të saj. Pak minuta më parë, vetë Loredana ka zgjedhur të zbulojë portretin e plote të vajzës një ditë pas lindjes.

Ajo ka publikuar një foto, ku shihet Mozzik i shtrirë në krevat, ndërkohë që në krahë mbanë vogëlushen Hana. Ata shihen të dy duke fjetur, ndërkohë që këtë moment të ëmbël, këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit në Isntagram.





