Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Dhjetor 2018, 10:10

A do martoheni me një shqiptarë? Zviceranët do t’ju lënë pa fjalë me përgjigjet

Siç dihet Zvicra është një nga vendet e Europës që ka më shumë emigrant shqiptar. Të shumtë janë ata që prej vitesh jetojnë atje dhe kanë ndërtuar biznese dhe madje shumë shqiptar kanë kontribuar në futbollin zviceran, në kulturë etj.

Së fundmi, ‘Lajm.Tv’ gjatë një vizite në Cyrih të Zvicrës bënë një anketë me disa vajza të reja zvicerane, ku i ka pyetur nëse do te pranonin te merrnin për burrë një shqiptar.

Shumë prej tyre kanë befasuar teksa kanë thënë se kanë një mendim shumë të mirë për shqiptarët dhe se madje do të martoheshin me një shqiptar pa problem fare. Madje shumë vajza treguar se njohin shumë djem shqiptarë dhe se madje mezi presin ta vizitojnë një ditë vendin tonë.