Së fundmi nga ana e drejtorit të ri të Shërbimit të Transportit Rrugorë, Blendi Gonxhe, janë marrë një sërë masash për ndryshimin e disa rregullave në marrjen e leje drejtimit nga ana e qytetarëve. Ai ka lajmëruar se janë bërë disa ndryshime për testimin e lejes së drejtimit të automjeteve.

Në foton e mëposhtme shihet se të gjitha ambientet ku do të jepet provimi i teorisë do të jenë të observuar nga kamerat. Me këtë gjë, kërkohet që të shmanget çdo korrupsion dhe gjithçka që mund të ndodh gjatë një provimi do të filmohet me kamera.

Kjo nismë ka nisur si fillim në sallën e testimit Teorik për Leje Drejtimi në Drejtorinë Rajonale Kukës, ku janë vendosur kamerat dhe i gjithë provimi është monitoruar nga DPSHTRR. Po ashtu është bërë e ditur që vendosja e kamerave do të ndodh edhe në 13 drejtoritë rajonale duke garantuar standard europiane e duke eliminuar përfundimisht fenomenin e bakshishit.

Po ashtu është mësuar se një tjetër nismë do të jetë dhe ajo e Targave të Provave që do të jenë me regjistër të veçantë dhe në sistem.
Burimi:Shqiptarja.com.




