Këngëtarja shumë e njohur Enca, ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave ditën e djeshme pas një postimi në 'Instagram', ku tregonte se ishte shtatzënë. Të gjitha mediat kanë shkruar se këngëtarja është në pritje të ëmbël, pasi ajo postoi një emoji të një gruaje shtatzënë.

Mirëpo, pa vonuar shumë Enca ka reaguar në Instagram nëpërmjet disa videove, ku ka pranuar se është shtatzënë, por me një baladë të re që pritet të dal shumë shpejt.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet e bukura. Jam në një pritje të ëmbël, por nuk është as vajzë e as djalë. Këtë pritje të ëmbël do e bëjmë bashkë sepse është një baladë, që mezi pres ta ndaj me ju. Në fillim të 2019-ës, do e nisim mbarë bashkë! Atë që po pres e kam në studio, jo në stomak” – shpjegoi Enca Haxhia.





