Ditën e djeshme, reperi Mozzik dhe këngëtarja Loredana u bënë prindër për herë të parë të një vajze që e pagëzuan me emrin e veçantë Hana. Ishte vetë Mozzik ai që publikoi një foto të dorës së vogëlushes, ku I bëri asaj dhe një dedikim mjaft special.

“Emri më i bukur në botë BABË ! Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë ! Mirë se erdhe në jetë Hana ime e vogël ! Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë,i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë,e fëmijën e parë ! Do ju dua sa të kem jetë”, ka shkruar reperi.

Ndërkohë, dhe vetë Loredana ka reaguar pak më parë teksa ka publikuar një fotot të Hanës së vogël. Në të ajo shihet duke qëndruar pranë krevatit të saj, ndërkohë që është duke fjetur e qetë.





