Nga Shqipëria / E Martë 18 Dhjetor 2018, 18:06

Mozzik nxjerr pa dashur sekreti, reperi dhe Loredana qenka martuar dhe askush se dinte

Ditën e sotme, reperi i njohur Mozzik bëri të ditur nëpërmjet një fotoje në Instagram se vajza e tij dhe e Loredanës kishte ardhur në jetë, emri i së cilës është Hana.

“Emri më i bukur në botë babë! Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë! Mirëserdhe në jetë Hana ime e vogël! Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë,i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë,e fëmijën e parë! Do ju dua sa të kem jetë…” , ka shkruar Mozzik në këtë foto ku ka publikuar fytyrën e vajzës së porsalindur.

Mirëpo lindja e vajzës së tyre nuk është i vetmi lajm që reperi ka bërë të ditur ditën e sotme. Ai ka hedhur në Instastory një foto të krahut të Loredanës që është shtruar në spital për lindje dhe këtu ka spikatur një detaj sa i vogël, aq edhe i rëndësishëm.

Në shiritin që reperja mban në dorë lexohet emri i plotë i saj, Loredana Aliu, duke nënkuptuar se dyshja janë martuar në fshehtësi dhe ajo ka marrë mbiemrin e Mozzik, pasi më parë e kishte Zefi.