Noizy është padyshim një ndër reperët më të njohur shqiptar, i cili është mjaft i dëgjuar dhe këngët e tij kanë një numër të madh klikimesh në Youtube. Këngët e tij si ‘Midis Tirone’, ‘100 kile’ etj janë kthyer në superhite që dëgjohen jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë.

Ditën e sotme, këngëtari i njohur ka postuar një video ku shihet reperi shumë I famshëm Lacrim duke dëgjuar dhe lëviz buzët gjatë këngës “Midis Tirone”. Sic dihet ai është bërë mjaft I njohur në Europë që pas bashkëpunimit me French Montana.





